Një qytetar me plot shqetësime,
Shkon te mjeku për këshillime.
Nga kureshtja e shtron si pyetje:
- Sa kushton veshka në shitje?!
Nga ky mendim të vjen o mik,
Përse po e veni jetën në rrezik?
Mbi të gjitha, është shëndeti,
Të keni kujdes, nga pasiviteti…
Jo, mjek i dashur, nga plogështia,
Jemi të rrezikuar nga lagështia.
Në bodrum ku jetoj, me t’vërtetë
S’ka kushte elementare për jetë!
Do t’i humb veshkat e paramendoj,
Po e shes njërën, tjetrën ta shpëtoj.
Nëse kështu vazhdon, s’është çudi,
T’i shesim të tjerat, që kemi nga dy!
Shembull: Sytë, veshët, mushkëritë,
Edhe ato goglat, që janë me meritë.
Kjo nuk vlen për ata n’pushtet ferri,
Që i kanë veshkat me dhjamë derri!