Po ecja në rrugën ku më ftuan
Por në çdo hap më dhembnin thembrat
Vetëtimthi ika nga ata
Nga atje ku kishin shtruar gjembat.
Se zemra e pastër
E ka vështirë ta kuptojë
Djallëzia e njerëzve
Ku mundka të shkojë.
Por një cicërimë e lehtë
Vjen në zemër si melodi
Si puhizë qetësuese
Jetës i sjellë bardhësi.