Liria e Kosovës
Nga sundimi mizor
I fashizmit serb
Burimin e ka n'gjakun e dëshmorit.
Që u flijua
Për Lirinë e Kombit.
Nuk ka asgjë
Më e shtrejtë se Lirija
Çmimi i saj
Nuk është
As leku
As dollari
As marka e gjermanit
Por vetëm
Dhe vetëm gjaku i dëshmorit.
Dëshmori lind
Për t'mos vdekur kurrë
Emri i tij jeton për gjithmonë
N'lirinë e shqiptarëve
Gjithandej n'Kosovë
Nga një sundim makabër
I shtetit gjakatar serb
I cili historikisht nuk është ngopur
Me krime t'llahtarshme
Kundër pjesëtarëve
T'kombit shqiptarë
Qê pas luftës dytë botêrore
Mbetën nën sundimin
Serbo-Jugosllav.