O ti më hyjnorja e qenies së tokës e yjeve
në një ëndërr që s´ishte krejtësisht e imja
jam duke kërkuar harrimin e saj, atë që e
deshëm së bashku, por stuhi të jetës na
ndan. S´qenka e lehtë ta shlyej harrimin
kujtesa nuk më lë, më risjell kohën tonë
atë që ne e ëndrronim në jetë, tjetër kush
e jetoi, Ara, më tepër se gjysmë jete jam
i ngrënë në vetminë time të pathyeshme
shpirt, harrim për ty asgjëkundi s´gjeta
erërat mund të thahen, por unë do t´i bie
atypari, nëpër lumin e dhimbjeve tona
dhe krenar do të mbaj në dorë emrin tënd
unazën e kurorës me qëndisma dardane...
Zemër, tëra shtëpitë nuk janë pranë detit
nëpër fusha dhe male ka qytete e fshatra
shqiptarët pellazgë nga i gjithë Mesdheu
gjuha shqipe i mbanë në dorë të gjallë.
Një lavdi poetike pas vdekjes sime, s´do
të jetë një rrasë varri te varri, por libër,
zot i kohërave, perëndi të stërgjyshërve
një premtim të veçantë e pres nga dielli
ai që do t´ia kthej emrin Atdheut, në Iliri.