Luras me peshë fjale e vepre
Urtinë ka mike në çaste kritike
Gjurmë të mira ka lënë në çdo hap jete
Mirësinë ka busull dhe rreze drite…
Gëzuar dajë, paç dhe njëqind mote
Çdo stinë e jotja qoftë vetëm pranverë!
Kurrë s’e ndale turrin as ndër shtjella shqote
Ti dëlirësinë ke udhërrëfyese sot e gjithëherë…
Vazhdues i derës fisnike të Kaçorrit
Ku ndrit në majë Dom Nikoll Kaçorri
Me përkushtim për njerëzit në çdo çast
Ai në jetë, më shumë dha se mori…
Në Lurë ku punoi me pasion e mençuri
Në Durrës dhe kudo ku i shkeli këmba
Ngriti një kështjellë virtyti me dashuri
Biznesin e dërrasës e ngriti nga ëndrra.
Për Imzotin e moçëm, ikonë Pavarësie
Ka bërë e bën shumëçka Gjon Kaçorri
Në përvjetorët jubilarë, kurora dashurie
Ky burrë i thuri me shpirt malësori…
Si dajë ia ndjek unë hapat në jetë
Se nipi e don dajën plot shkëlqime
Gjon Dedë Kaçorri, fisnik i vërtetë
Sot të bëra vend në poezinë time…