Donjetë të pagëzuam
jetën që ta doje
E tillë ishe motër
se do të na shkosh shpejt
nuk na tregove
Nuk e dite as vet se mortaja të pret në rini
se i pa shpirti kriminel
shkëputi tënden rini
Lotët tanë nuk të kthyen
luteshim ne heshtje me ankthin tonë
Te gjejmë te gjallë, u zhgënjyem, u thyem
Ti na le pamëshirën tënde
As fjalën e fundit nuk na e the
qofsh me Engjëj në parajsë
E jona, e mira Donjetë
do të kujtojmë sa të kemi jetë
Plagët tona nuk shërohen
ato sa vinë e shtohen
Drejtësia qoftë në anën tënde, që ti të mund të pushosh e qetë.