Skënderbeu legjendar
Çdo betejë fitimtarë
Fitimtarë e triumfues
Udhërrëfyes dhe drejtues
Kërkoi të drejtën për liri
N'luftë me armikun kurrë s'u ngi
Se ndalën turqit as hordhitë
As intrigat e as pabesitë
Në moshë të re që në fëmijëri
U dallua për zgjuarsi
Si i shkathtë dhe guximtarë
Të gjitha garat na doli i parë
Prijës i shokëve në ushtri
Iu përkushtua atdheut të tij
Si luftëtar dhe strateg
Emri i tij çdo ditë na thërret
Vdiq me nder dhe respekt
I nderuar nga Kombi i vet
Me mirënjohje e nderim
Vjen për brezat si kushtrim
MIQTË
Miq te vjeter e miq te rinje
Do ne facebook e do ne shoqeri
Shquhen per vlera dhe miresi
E disa per intriga dhe dinakeri
Ndryshe duken ne shoqeri
Ndryshe veprojne e flasin ne sy
Duhet kujdes me pas me ta
Sa te mir duken si ta s'ka
Ska si ta ne muhabet
Kur vje puna haj medet
Ka te tjer qe flasin pak
Bejn pune shume e per merak
Nder dhe rrespekt kane perher
Per te mira dhe me vler
Me te tjeret eshte zor me i nda
Inshalla afer kurr mos me na ra
KAPUÇI
Me kapuç në kokë pleq e të ri
E mbajnë me nder e krenari
Eshtë simbol i burrërisë
Eshtë simbol i krenarisë
Me kapuç në kokë qëndrojne në oda
Me kapuç shkojnë edhe në punë
Me kapuç shkojnë gëzojnë në dasëm
Me kapuç në kokë në beteja e luftë
Si gjithmonë e mbajnë e mbrojnë me nderë
Si në dimër edhe në Verë
Si në shi , borë e acare
Me të ndjehen gjithmone krenarë
Ndjehen mirë me te përjetë
Si simbol për vendin e vetë
Ndrit si ari , ndrit si nuri
Nëper shekuj e mban burri
ODAT….
Në Oden e Junikut
Në Oden e Burrerisë
Në Oden e Trimave
Në vendin e Historisë
U bënë shumë takime
U bënë shumë biseda
U bënë shumë pajtime
U lidh ma fort besa
Ishin mendjehapur
Ishin shumë fisnikë
Ishin të vetëdijshëm
Ishin dhe kreshnikë
Odat janë jehonë ndër breza
Odat janë tingëllim për të vërteta
Odat Shqipëtare majltë për mikun
Odat Shqipëtare plumb për armikun.
Shpend Bisheva
Shpend Bisheva i ditelindjes 11.01.1969 lindur e banues ne Margegaj te Tropojes, eshte diplomuar ne Inxhenieri Mjedisi,aktualisht punon ne SEB Tropoje . Eshte kryetar i OKDA Tropoje prej disa vitesh, antar i Kryesise se Organizates se Veteraneve te LANÇ-it Tropoje dhe Margegaj. Eshte kryetar i UNIKOMB (Union per Bashkimin Kombetar) dega Tropoje dhe antar i kryesise se pergjithshme te kesaj organizate, gjithashtu antar i kryesise se pergjithshme te Republikes se Çamerise. Eshte autor i mjaft shkrimeve ne organe te ndryshmer te shtypit dhe ne libra te ndryshem. Eshte organizator dhe veprimtar ne te gjithat veprimtarite me karakter patriotik ne Shqiperi, Kosove dhe me gjere.