Në ditën tënde Reçak
nuk ditëm të heshtim,
harrojmë të kujtojmë,
zhurmojmë.
Buçasin dajret
bëhen dasma,
gota trokitën,
shurdhojnë ekranet
me cullak tallavanë
e cullak politiken
Si rastësi e zakonshme
a tragjedi e radhës,
fjala e kësaj dite
pa fjalë.
Na fal Reçak,
qielli loton për ty
e shi sot na falë
Na fal edhe ti
o varg me emrin
Ali Podrimja
heshtja po na gjuan
edhe me eshtrat e tua
edhe me eshtrat e mia
SM
( nga libri me poezi “Lisat e mi të diellit”)