Ibraim edhe Pjetër
Nuk dallove racë as fe,
Vetëm liri dhe atdhe
Dhe asgjë tjetër.
Për sëcilin që emërohet njeri,
Kërkove liri dhe demokraci,
Të fali zoti profet, pejgamer
Kërkove të mos jetojë populli në terr.
Për rreth armiqtë të rrethuan
Sespse as vetë nuk të kuptuan,
Nuk i urrejte si njerëz normal,
Edhe pse prej tyre kishte edhe kanibal.
I fale edhe atëherë kur të sulmuan
I fale edhe atëherë kur të keqkuptuan,
Por nuk i fale kur të shtrenjtën e ndanë trofe
Sepse atdheu nuk tjetërsohet por mbetët atdhe.
Sot plot njerëz eminent të vendit dhe botës mbarë
Sjellin lule dhe respekt për ty o, paqësor i përjetshëm,
Për ty nuk do shterren burimet e kroit të paqës
Dhe gurët e varrit tënd do mbetën të pavdekshëm.