Dashuria njerëzore, trupore, mendore e shpirtërore
Ishte, është dhe do të mbetët e përjetshme dhe jetsore…
Dashuria s’don para me pasë, as ushqim shumë me rrasë
Dashuria don me dashtë, qoftë mbrenda, ose jasht
Në qoftë se është, edhe n’kasollen e mbuluar me kashtë
Dashuria shiqohet e vlerësohet me vëmendje
Që shpeshhere mendohet me kujdes e mendje
Por shiqohet, vrojtohet, shpohet si shigjet me sy
Qoftë e mbyllur fort e hermetikisht me dry
Dashuris edhe nëse ja mbyllim të gjitha dyertë
Ajo përsëri triumfon, shpërthen e ngadhnjen me shpirt
Në një hyrje të veçantë, të pa ndarë e të pa parë
Me një dashuri të pa kufi, toksore, qiellore e hyjnore...
Ti dashuri jeto, çëndro, vështro e më shumë dashuro...
Për mua, por edhe për të tjerët arshiki, mos ndalo…
Je e shenjtë dhe e shtrenjtë, ri-non dhe je gjithçka në jetë;
Je një dashuri, që ri-ngjall e kurrë nuk vret dhe nuk vdes
Dashuria ime-jote, sa t’ket jetë e mote…
Së bashku deri në amshim, edhe përtej kësaj