N' traditën gjithë njerëzore
Ndera çmohet lartë
Njerëzit që e kanë
Këtë virtyt
Nderohen nga t ‘gjithë.
Ndera si virtyt i lartë
Nuk e nderon vetëm atë
Që e posedon
Por edhe t ‘gjithë tjerët
T ‘cilët janë me t' ndershmin
Nën t ‘njëjtin pullaz.
I ndershmi është gjithmonë me fat
Sepse nga virtyti i nderës
Burojnë t' gjitha virtytet tjera
T' cilat njeriun
E bëjnë t ‘duket i madh
Për ta respektuar
Ashtu siç e meriton.