“Më lini të qetë, mos më ngacmoni n’plagët e mia...”
Gjatë nëntë viteve rresht, i kullonin plagët trimit gjak, pak nga pak...
Ruajeni, mos ja lëndoni plagët e tia, të marrura nga trimëria
Në betejat e vuajtjet që ja prekin ashtin, palcin e shpirtin
Ashtu siç i ka hije njeriut të ndershëm , si luftëtar që u fitua liria
Si dhe çdo njeriu fisnik e krenar, me punën e veprat e tia...
Ngajshëm si dikur,që na ishte e jetoi me nëntë plagët
Trimi ynë, trim i rrallë, vëllau i Ajkunës, Gjegj Elez Alia...
Det më det e gurë mbi gurë, siç ishte ky burrë duke ngritur flamur
Për nëntë vite radhazi kishte mbetur në shtrat, si njeri i pa fat
Dhe, me armët që i kishte t’ varura, të mbështetura fort në mur...
“Thonin:Mërzitur fort ishte populli në përgjithsi
Njëherit “dhe kali shaluar dikur me hingëllimen tij”
Se çka bënte ku jo njeri , për të bamat që bënte nëpër Shqipëri...
Donte ta bënte për vete, Ajkunën si femrat e tjera, ky Bajloz i Zi
Që ta merrte me vete, e ta dërgonte diku n’Mal të Zi
Për kërkesat e tija, kishte ndëgjuar edhe trimi, Gjergj Elez Alia...
Bajlozit t’Zi , trimi i kishte quar fjalë:
“Në filan ditën të pres n’mejdan me dalë”.
Me kuaj dytë luftimin e paskan fillue pa ndalë
Me bajonetë e topuz, paskan pas marrë nishan...
Bajlozit Zi ,i paska shkuar krejt kot, topuzi i tij
Fal përvojës e trajnimit, që Gjergji ja kishte bërë Kalit
Ndërsa Gjergji i sëmur, por i zoti dhe i shkathët trimi
E kishte qëllur me topuz Bajlozin, mu n’lule t’ballit
Kështu i kishte dhanë fund jetës dhe doli fitimtar
Trimi i legjendës sonë, heroi kombëtar.