E pashë në ekran
Zemren si dridhej,
Mi vodhi sytë gjumi
Para se doja
Të më shpëtoj
Diçka nga goja.
Mbas agonisë,
Erdh dr.Florimi
Më përshpëriti,
Zgjohu, se agoi dita,
Mendja më thoshte
Është diçka magjike
Edhe n’mes botës
Flitet gjuha shqipe.
Po edhe në Zvicërr
Tingëllon diç ëmbël,
Kur shqip flet mjeku,
Merr frymë thellë
Lësho frymën pak,
Shenjat tregojnë,
E ke kaluar krizën
Mos u bënë merak.
I thëm, të lutem o, vëlla
Afrohu, afrohu një çik,
Më duket edhe zemra
Të rrahurat i bënë shqip.