Lundërtari

Kultura

Lundërtari

Nga: Enver Sulaj Më: 24 gusht 2024 Në ora: 11:38
Enver Sulaj

Pas çdo qepalle fshihet një det, një oqean

Një pulëbardhë rrah krahët

në fluturimin e fundit.

Në çdo sy ka një mall

një zjarr që s'shihet nga jashtë

Mushkëritë digjen deri në alveole

Frymëmarrja ngadalësohet deri në heshtje.

Në çdo rrugëtim 

ndodhet një dashuri 

që rrugët i bën dritë

e shpresat përplasje lundërtari.

Në det

mes dallgësh.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat