Erdhi koha
Kur një politikan
Ka rëndësi më shumë
Se një shkrimtar,
Pedagog dhe Akademik,
Ani pse e vjedh
Vendin e vet.
Erdhi koha e qakejve,
Që rrëmbejnë pasuritë e tjerëve,
Vjedhin të ardhmen,
Edhe pse horatë nuk e dinë
As të fëmijëve të tyre.
Erdhi koha
Kur më shumë ka rëndësi
Një politikan hajdut
Se sa një artist, shkrimtar
E akademik.
Kjo është koha
Kur korrupsioni, hajnia, tradhtia
Krimi e brejnë të ardhmen
E shtetit dhe kombit,
Duke e shndërruar Kosovën
Në vendin më të varfër të Evropës.