Fushatë renqethse!

Kultura

Fushatë renqethse!

Nga: Adem Bytyqi Më: 1 shkurt 2025 Në ora: 22:22
Adem Bytyqi

Për t'ardhur n'pushtet

Politikanët për kryeministër

N'Vend t'programëve

Lobojnë edhe jasht vendit

Për të shpif 

E degraduar kundêrshtarin 

E tyre  politikë .

 

Lufta e partive politike

për t'i fituar zgjedhjet 

As njëherë nuk ka qenë

Më e ashpêr

Për t'i hutuar qytetarët 

Pët t'ivotuar në zgjedhjet e 9 shkurtit 2025 -së,

Japin premtime 

 Që nuk do t'mund t'realizoheshin 

Po t'kishte Kosova ,thesarin e shtetit Amerikanë.

 

Ca ish kryeministra 

Që pretendojnë përseri postin e kryeministrit

E akuzojnë kryeminstrin aktual 

Se paskesh lënë pa punë shumë punëtorë 

N'gjakovë në një ndërmarrje

Duke harruar 

Se kur ishte vetë në pushtet

S'bashku me ca politikanë tjerë

Ka lënë pa punë me mija e mija punëtorë

Duke e rrënuar ekonomin e Kosovës

Me privatizimin e egër, mizor dhe t'korruptuar 

T'ndërmarrjeve, Fabrikave dhe tokave në Kosovë.

 

Më në fund vendosin qytetarët e Kosovës 

Se cilës parti dhe kryeministër 

Do t'ia besojnë qeverisjen e Kosovës

Pasi që i njohin t'gjitha partitë

Dhe kandidatët dhe kandidatët për kryeministër

Se  si e kanë qeverisur Kosovën dikur.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat