Gjatë fushatës për pushtet lokal,
Mendja i thotë zemrës ngadalë:
- Mos nxito moj zemrushja ime,
Politika si shpesh të lë pa çmime.
Pa vlera, pa ndjenja dhe pa tru,
Sikur një kungull ngulur në hu,
Kot brohorit me nder në pazar
S’ta vë veshin askush për farë.
Nëpër mandate sa kishe pushtet,
Bishtin e mbaje gjithnjë përpjetë,
Tani, që erdhi koha si për çudi,
Të del përpara, një realitet i ri.
Ta bënë me dije për pak kujdes,
Politika nuk është vetëm interes,
Por, një art i fjalës me demagogji
Që të mban në krah e s’të jep gji.