Prej librave në gjuhën shqipe nuk ka bukë...!

Kultura

Prej librave në gjuhën shqipe nuk ka bukë...!

Nga: Skender Karaçica Më: 12 mars 2025 Në ora: 16:50
Autori Skender Karaçica

Profesori me gradë shkencore (dr) nga Kërçova: Leni librat shqip, sepse prej tyre nuk ka bukë, dhe mësojeni gjuhën angleze...!

Para disa kohësh, erdhi në Çikago një profesor i shtyer në moshë, me gradën shkencore (prof. dr.) dhe, me mërgimtarët shqiptarë, mbajti një ligjëratë se "nuk ka mahi"... Hyri dhe doli, nëpër udhë dhe (pa)udhë, duke mos kursyer "rrafshin e tij shkencor" (sic!), tash e sa vjet, nëpër dyert e universiteteve të Shkupit dhe Tetovës, para brezave të rinj shqiptarë...

Duke biseduar me mërgimtarët, aty kishte të moshuar të cilët, koha e mërgimit ua kishte shembur kurrizin e jetës, si dhe profesorë të fushave të ndryshme. Foli e foli, padyshim, profesori nga Kërçova, dhe përmes fjalës nuk ngurroi të thotë zëshëm:

Leni librat e gjuhës shqipe, sepse prej tyre nuk ka bukë, dhe mësojeni gjuhën angleze, - u thoshte (p)rofesori nga Kërçova mërgimtarëve në Çikago.

Në frymën e reagimit, a thua se i kujtohet (p)rofesorit fjala e tij kutrrum dhe e pa matur mirë në Çikago, duke denigruar gjuhën e lashtë shqipe, gjuhën indo-evropiane, të cilës tiparët gramatikorë kanë vënë gurët e qytetërimit në Evropë dhe më gjerë në botë?!

(P)rofesorë me gradë të lartë shkencore (prof. dr.), ne nuk harrojmë, dhe gjykojmë se si dikush mund të thotë që të harrohet dielli dhe shenja dalluese kombëtare e shqipes...!

Ne nuk harrojmë në Çikago...!

(Nga notesi im)

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat