Të gjithë ankohen gjatë festave të fundvitit për dhimbjet e stomakut apo ndjesinë e tejngopjes.
Por konsumimi i sasive të mëdha të ushqimit sjell edhe një tjetër pasojë negative për organizmin.
Festat e fundvitit janë armiku i gjumit. Këtë e thotë drejtori i Fondacionit për Kërkimet dhe Kurat e Çrregullimeve të Gjumit, Francesco Peverini.
Përtej gëzimit të festave, gjumi përjeton pasojat e teprimit me ushqimin.
Konsumimi i sasive të mëdha të ëmbëlsirave, yndyrnave dhe alkoolit mund të përkeqësojë gjendjen e atyre që vuajnë nga pagjumësia, ndërsa personat e shëndetshëm mund të përballen me një gjumë të shqetësuar.