Bimët që çlirojnë energji pozitive

Life style

Bimët që çlirojnë energji pozitive

Më: 17 dhjetor 2020 Në ora: 15:32
Foto ilustrim

Disa studiues argumentojnë se disa bimë apo lule të ndryshme, ndikojnë në ambjentin tuaj duke gjeneruar energji pozitive.

Bimët nuk janë vetëm një element dekorativ, por janë të lidhura mes tyre duke krijuar një rrjet që njerëzit mund të absorbojnë energji pozitive dhe të përfitojnë prej tyre.

Këto janë disa nga bimët apo lulet që mund t’i mbani në ambjentin e punës ose në shtëpi, dhe  të ndjeni pozitivitetin që ato çlirojnë:

Kaktusët,  janë misteriozë dhe tërheqës, të rrezikshëm, por origjinalë. Konsiderohen si një mburojë ndaj njerëzve negativë, ziliqarë dhe keqdashës. Përveç kësaj, kaktusët thithin energjinë elektromagnetike të aparateve tona.

Jasemina, ka një aromë të mrekullueshme. Një bimë që duket mahnitëse në kopsht me një aromë karakteristike dhe unike. Jasemina stabilizon energjinë, jep një ndjenjë paqeje dhe qetësie sa herë nuhasni aromën e saj. Mendohet se është bimë e dashurisë dhe sensualitetit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat