Po, maska e fytyrës mund të shkaktojë probleme për sytë!

Life style

Po, maska e fytyrës mund të shkaktojë probleme për sytë!

Më: 5 shkurt 2021 Në ora: 15:56
Foto ilustrim

Maskat janë një përbërës thelbësor në luftën kundër përhapjes së Covid-19 dhe janë të rekomandueshme më shumë se kurrë, por janë sytë tanë ata që po “paguajnë” një çmim.

Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) rekomandojnë maska ​​për të ndihmuar në parandalimin e përhapjes së Covid-19. Por është e lehtë të bësh gabime në zgjedhjen e maskave, pasi ato fare lehtë mund t’ju sjellin dhe probleme me sytë.

Në fakt, ju mund të keni pasur shqetësime me sytë por nuk e keni ditur se nga ju vijnë.

Së fundmi, mjekët e syve po ndihmojnë pacientët të shërohen nga një sërë problemesh me sytë që rezultojnë si pasojë e gabimeve të copës së maskave. Këto problemet me sytë mund të jenë:

-Infeksionet bakteriale të qepallës
-Sytë e thatë
-Dëmtimi i kornesë (gërvishtjet)
-Acarim si alergji

Sa herë mbajmë maskë, një ajër i ngrohtë fryn prej saj dhe përhapet në pjesën e sipërme të fytyrës tonë, gjithashtu edhe tek sytë. Pikërisht ky është problemi. Sipas mjekëve dhe ekspertëve, ky ajër i ngrohtë që fryn nga maska është shkaktar i shumë problemeve me sytë që të gjithë po hasim së fundmi.

Na tregoni, keni pasur edhe ju të tilla shqetësime?

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat