A keni dëgjuar ndonjëherë për Pintura? Nëse jo, herën tjetër prezantojani parukierit/es sepse është fantastike nëse keni flokë kaçurrela.
Teknika fjalë për fjalë do të thotë “të pikturosh” dhe u zhvillua nga Denis Da Silva, bashkëthemeulues i sallonit DevaCurl. Kjo teknikë është krijuar posaçërisht për vajzat me kaçurrela.
Pintura është e ngjashme me balayage, vetëm se parukieri/ja e vendos ngjyrën me dorë vertikalisht. Përmes kësaj mënyre, ka më shumë kontroll se ku shkon ngjyra duke i lejuar parukierit/es të ndjekë formën e përdredhur të flokëve.
Përfitimi nga kjo teknikë është që ngjyra duket më natyrale dhe përshtatet me lëvizjen e kaçurrelave.
“Kur ne mendojmë lyerjen e flokëve kaçurrelë, ne duam që ngjyra të përqendrohet në mes dhe të majat, ku lëvizin flokët. Ne nuk duam që të kemi shumicën e ngjyrës në rrëjë,” tha një specialist i sallonit DevaCurl për Coveteur.
Në vend të përdorimit të fletëve metalike për të ndarë tufat e flokëve nga njëri-tjetri, përdoren peceta për të ndarë çdo kaçurrelë dhe për të parandaluar derdhjen e bojës.