Ngrënia e një pjate me spageti mund të jetë një sfidë. E sidomos ato që janë me salcë, e cila mund të spërkatet kudo. Prandaj shumë njerëz e gjejnë më lehtë të përdorin një lugë.
Por Delia Martina Landwehrmann, Shefe Ekzekutiv në LSG Sky Chefs, thotë se kjo nuk është e pranueshme shoqërisht në Itali.
“Absolutisht jo,” thotë Landwehrmann. “Ngrënia e spagetit me lugë nuk është e përshtatshme. Ajo që është edhe më e keqe është ta presësh me thikë. Etiketa dikton që të përdorim vetëm pirunin dhe pjatën. Për të shmangur një kafshim të sikletshëm për shkak të kapjes së tepërt të fijeve, është më mirë t’i merrni makaronat nga buza e enës dhe jo në mes.”
Fakti që ngrënia e spagetit shkakton kaq shumë probleme për jo-italianët mund të ketë të bëjë me një tjetër keqkuptim. Në fund të fundit, makaronat zakonisht hahen si meze dhe jo si pjatë kryesore. Prandaj shërbehet me më pak salcë sesa kuzhinierët në vendet e tjera që thjesht duan të ushqejnë klientët e tyre. Kjo shpjegon edhe mënyrën se si italianët arrijnë të shmangin njollat.