Disa nga arsyet përse mund të keni djegie vaginale pas seksit

Life style

Disa nga arsyet përse mund të keni djegie vaginale pas seksit

Më: 11 mars 2025 Në ora: 00:07
Foto ilustrim

Djegia vaginale pas seksit mund të shkaktohet prej arsyeve të ndryshme. Shkaktarët më të zakonshëm përfshijnë infeksionet e traktit urinar, reaksionet alergjike ndaj lubrifikantëve ose prezervativëve, si dhe ndjeshmërinë e lartë të lëkurës.

Ja disa nga faktorët kryesorë që mund të shkaktojnë djegie vaginale pas seksit:

1. Mund të jetë pasojë e lodrave të seksit

Materiali i tyre është ajo çfarë mund t'ju shkaktojë acarim të lëkurës e ndërsa një tjetër arsye mund të jetë dhe higjiena e tyre. Ndoshta s'po i lani siç duhet dhe përpiquni të përdorni sapunë apo locione që s'përmbajnë asnjë lloj arome. 

2. Pasojë e detergjentëve të rrobave

Enzimat, përbërësit, aromat dhe gjithë kimikatet e tjera mund të shkaktojnë në mënyrë direkte reaksion alergjik, djegie ose kruajtje.

3. Mund të jenë të brendshmet tuaja

Materiali i mbathjeve është një tjetër faktor që ndikon në djegien e vaginës. Jo vetëm që disa materiale të caktuara janë të parehatshme dhe jo miqësore me lëkurën, por mund të shkaktojnë krijimin e baktereve dhe rritjen e tyre. 

4. Pasojë e stresit

Stresi ndikon në shumë funksione të trupit, përfshi këtu hormonet dhe si rezultat edhe tharjen vaginale. Kur kryeni marrëdhënie pa lubrifikimin e nevojshëm, kjo thatësi mund të shkaktojë ndjesi djegieje në vaginë. 

5. Mund të jetë prej tamponëve 

Nëse s'e vendosni siç duhet apo e fusni më thellë mund të keni një ndjesi diegieje vaginale. 

6. Kujdes me produktet që po përdorni

Jo sapun në vaginë! Kujdes dhe me locionet që përdorni pasi pH-i juaj ka nevojë për balancë. 

7. Mjetet mbrojtëse ose lubrifikantët

Sidomos nëse lëkura juaj është e ndjeshme.

8. Sperma

Ndodh rrallë, por edhe sperma mund të shkaktojë alergji tek vagina juaj, prandaj nëse është kjo sigurohuni të merrni masa.

9. Ndryshimet hormonale

Sidomos gjatë menopauzës, nivelet e estrogjenit nisin të ulen dhe një nga pasojat është thatësia vaginale. Barnat, aktiviteti seksual i rregullt dhe stimulimi vaginal mund të ndihmojnë në zgjidhjen e këtij problemi.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat