Influencerja e njohur Jess, e cila njihet për stilin e saj unik dhe aftësitë e shkëlqyera në fushën e grimit, ka ndarë së fundmi disa këshilla të vlefshme për të gjithë ata që dëshirojnë ta realizojnë make-upin e tyre në mënyrë profesionale.
Njëra ndër to është edhe gjëja që duhet të dini para se të vendosni fondatinën.
Mund të mos e dini, por influencerja këshillon që çdo herë përpara se të aplikoni këtë produkt ta tundni fillimisht para aplikimit.
“Nuk e di pse askush nuk flet për këtë, por nëse fondatina del shumë me yndyrë ose e thatë, është për shkak se nuk po e tundni para aplikimit”, këshillon influencerja.
Ajo gjithashtu pohon se duhet të përdorni një sfungjer i cili ndihmon që të thithë fondatinën e tepërt.