Shqiptarët tregojnë gjërat më të tmerrshme që kanë zbuluar për miqtë e tyre

Life style

Shqiptarët tregojnë gjërat më të tmerrshme që kanë zbuluar për miqtë e tyre

Më: 12 mars 2025 Në ora: 19:31
Ilustrim

Miqësia është e ndërtuar mbi besim, por çfarë ndodh kur papritur zbulon diçka që të trondit? Në një bisedë të hapur në Anabel, disa shqiptarë kanë ndarë sekretet më të errëta që kanë mësuar për shoqërinë e tyre dhe që ua kanë ndryshuar përgjithmonë mënyrën se si i shihnin ata.

#1

“Ishte xheloze për çdo gjë timen edhe pse ishte e fejuar dhe i kishte të gjitha. E kuptova shpejt dhe i dhashë fund shoqërisë.”

#2

“Ishte në një lidhje dhe unë, shoqja e saj më e mirë, nuk dija asgjë. Tani jemi thjesht ‘ç’kemi, si je?’”

#3

“Familja e të dashurit të saj ishte marrë me trafikim dhe ajo e shihte si diçka normale.”

#4

“Nuk donte kurrë të më ftonte në shtëpinë e saj. Kur shkova rastësisht, e kuptova pse… Ishte rrëmujë totale dhe banjoja dukej sikur s’ishte pastruar prej vitesh.”

#5

“Ishte e lidhur me një profesor 65-vjeçar. Ajo ishte 24.”

#6

“Ishte bulimike. E kuptova nga shenjat, por nuk e di ende nëse e ka pranuar vetë.”

#7

“Bënte magji dhe fallxhorllëqe.”

#8

“Fle me kumbarin e vajzës së saj, megjithëse është ‘lumturisht’ e martuar.”

#9

“Shoku im i ngushtë ka profile dhe ngacmon gjithë fisin e tij edhe kusherirat e para.”

#10

“Ishte e lidhur me babanë e shoqes së ngushtë dhe mburrej që e bënin në krevatin e saj kur ajo s’ishte në shtëpi.”

Në fund, miqësia është një ndjenjë që duhet të ndërtohet mbi besim dhe sinqeritet, por kur zbulojmë se disa prej njerëzve më të afërt nuk janë ata që mendojmë, ndodhemi para një realiteti të hidhur.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat