Pse disa ditë kalojnë më shpejt se të tjerat?

Life style

Pse disa ditë kalojnë më shpejt se të tjerat?

Më: 12 mars 2025 Në ora: 23:48
Ilustrim

A ka ditë që kalojnë kaq shpejt sa nuk keni kohë të kuptoni se çfarë ndodhi, ndërsa herë të tjera, çdo minutë duket se zvarritet në mënyrë torturuese? Një javë para pushimeve, për shembull, nuk “rrëshqet” fare, ndryshe nga java apo javët e pushimeve që kalojnë dhe të ndjehesh sikur mbaruan shumë, shumë shpejt.

Ju ka ndodhur kjo? Nëse po, nuk jeni vetëm! Ndjenja e kohës nuk është gjithmonë konstante, ndonjëherë duket sikur vrapon, herë të tjera duket se ngjitet. Por pse po ndodh kjo?

Në realitet, mënyra se si e perceptojmë kohën ndikohet nga shumë faktorë, si disponimi ynë, aktiviteti, rutina dhe madje edhe mënyra se si funksionon truri ynë. Pra, le të shohim arsyet kryesore që e bëjnë kohën të duket herë e shpejtë dhe herë e ngadaltë.

Kur je duke u argëtuar, koha fluturon!

Nuk është rastësi që themi “kur argëtohesh, koha ikën”! Kur përfshiheni në diçka që ju emocionon, si një udhëtim, një shëtitje me miqtë ose një aktivitet krijues, mendja juaj zhytet plotësisht në atë që po bëni. Kjo do të thotë që nuk keni kohë të mendoni për orën – dhe kështu, kur më në fund e shikoni, ka kaluar më shumë kohë nga sa prisnit.

Përkundrazi, kur jeni të mërzitur ose duke pritur që diçka të përfundojë (p.sh. një takim i mërzitshëm në punë ose një rresht në arkë), çdo minutë duket si një përjetësi, sepse truri juaj nuk ka asgjë interesante për të përpunuar.

Stresi dhe presioni ndryshojnë ndjenjën e kohës

Kur keni një ditë të plotë me shumë detyrime, afate dhe gjëra që duhen bërë, koha fluturon sepse mendja juaj është vazhdimisht e zënë.

Përkundrazi, kur jeni në një gjendje ankthi dhe prisni diçka të rëndësishme (si një mesazh, një rezultat ose një takim), koha duket se ndalet. Kjo ndodh sepse truri është tepër i fokusuar në momentin e tanishëm, duke e bërë të ndjehet sikur çdo minutë zgjat më shumë.

Gjumi luan një rol në kuptimin e kohës

Pushimi është një tjetër faktor që mund të ndikojë në mënyrën se si ne e perceptojmë kohën. Kur nuk flini mjaftueshëm, truri juaj funksionon më ngadalë, gjë që mund t’i bëjë orët të duken të pafundme.

Përkundrazi, kur keni fjetur mirë dhe keni energji, mendja juaj është më aktive dhe më e gjallë, kështu që dita juaj kalon më shpejt dhe më këndshëm.

Kujtimet tona ndikojnë në ndjenjën tonë të kohës

E keni vënë re se me kalimin e moshës na duket sikur koha kalon më shpejt? Kjo sepse, kur ishim fëmijë, çdo përvojë ishte e re dhe unike. Nga biçikleta e parë deri tek hera e parë që shkuam me pushime. Truri ynë i regjistroi këto momente me shumë detaje, duke e bërë kohën të duket më e gjatë.

Megjithatë, tani, kur shumica e përvojave janë të përsëritura, koha duket se kalon më shpejt. Ditët e mërzitshme apo rutinë harrohen lehtësisht, ndërsa momentet plot emocione dhe veprime na qëndrojnë më gjatë në kujtesë.

Si ta bëni kohën të “punojë” në favorin tuaj

Nëse mendoni se koha po kalon shumë shpejt ose po ngeceni në momente të ngadalta dhe të mërzitshme, mund të bëni disa gjëra të thjeshta për të balancuar ndjenjën tuaj të kohës:

Jetoni përvoja të reja. Kur bëni diçka ndryshe, mendja juaj e regjistron atë si të rëndësishme dhe koha duket se zgjat më shumë. Provoni një rrugë të re për të punuar, mësoni diçka të re ose ndryshoni rutinën tuaj me ndryshime të vogla.

Qëndroni në të tashmen. Në vend që të stresoheni për gjënë tjetër që duhet të bëni, përpiquni të shijoni momentin. Mindfulness ju ndihmon të ngadalësoni kohën dhe të keni ditë më të plota.

Mbajini të gjalla kujtimet. Shkruani një ditar, bëni foto ose shënoni detaje të vogla nga jeta juaj e përditshme. Në këtë mënyrë, truri juaj do të ketë më shumë për të kujtuar dhe ditët do të duken më të pasura.

Menaxhoni stresin. Nëse koha duket se po ju shtyn, bëni një pushim. Mbushja e ditës me shumë detyrime mund ta bëjë të ndihet sikur po kalon shumë shpejt.

Gjeni ekuilibrin e duhur për ju. Mos i lini ditët tuaja të kalojnë pa aktivitete interesante, por mos i mbushni aq plot sa të mos keni kohë për të shijuar asgjë.

Koha është relative, thonë ata, dhe në fund të fundit ajo që ka rëndësi nuk është sa shpejt apo ngadalë kalon, por si e jetojmë atë. Nëse sigurohemi që t’i mbushim ditët tona me momente të bukura, përvoja dhe kujtime të lumtura, atëherë edhe ditët “më të shpejta” apo “më të ngadalta” do t’ia vlejnë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat