Shumë i thjeshtë dhe i drejtpërdrejtë konkluzioni i një studimi për sekretin e një martese afatgjatë. Mirënjohja dhe të kërkuarit falje luajnë një rol kyç në ruajtjen e mirëqeniës së dyanshme në marrëdhëniet romantike!
E megjithatë të jesh në çift, jo gjithmonë garantohet mungesa e vetmisë. Kjo ndjenjë që manifestohet me një mënyrë izolimi edhe në prezencë të tjetrit, mund të ndikojë në kënaqësinë e marrëdhënies dhe në harmoninë seksuale. E lidhur shpesh me pasoja negative në shëndetin mendor dhe atë fizik. Studjuesit janë ndalur në impaktin e disa cilësive njerëzore si aftësia për të falur, shprehja e mirënjohjes për të kundërshtuar efektet e dëmdshme të vetmisë në martesë.
Mirënjohja dhe falja: Mburojat e "erozionit të çiftit".
Gati 2000 çifte të marra në studim, zbuluan se mirënjohja dhe falja kishin ndikuar në largimin e efekteve negative të vetmisë në marrëdhëniet martesore. Për aq kohë sa partneri shfaq mirënjohje dhe tolerancë kundrejt tjetrit, vetmia ka më pak impakt në cilësinë globale të martesës. U vu re gjithashtu se meshkujt që kishin tndencën të falnin lehtë ,ndikonin ndjeshëm në mirëqeniën e grave të tyre. Kjo dinamikë nënvizon rolin kryesor të këtyre dy cilësive që ndihmojnë në mbarëvajtjen e një marrëdhënie dashurie në afatgjatë. Ky studim hodhi dritë në fuqinë dhe pushtetin që kanë këto aftësi njerëzore, si një tregues jo vetëm i vëmendjes dhe dashurisë së treguar për partnerin por edhe i forcës që tregojnë ata njerëz që dinë të falin dhe të tolerojnë. Të shprehësh rregullisht mirënjohjen dhe të mësosh të falësh janë disa strategji që mund të arrihen dhe që mund të forcojnë qëndrueshmërinë e çiftit përballë sfidave të jetës.