Komunikimi me fëmijët është një çështje sa sfiduese dhe delikatë që kërkon durim, mirëkuptim, dialog të vazhdueshëm dhe edukim me fjalë të thjeshta. Diskutimet dhe konfliktet janë prezente dhe nuk mund të shmangen edhe në rastet e familjeve më të ekuilibruara. Nënat e reja mund të suprizohen dhe të ndihen keq në momente kur diskutimi i kalon kufijtë dhe përdorimi i fjalëve me doza negativiteti është aty dhe duhet sikur situata del nga duart dhe fundi i këtyre diskutimeve duket si një rrugë pa krye. Janë disa faktorë që ndikojnë kalimin e caqeve nga më të vegjlit por edhe nga prindërit të cilen ndihen të sfiduar nga gjuha e komunikimit që fëmijët përdorin. Zënkat e diskutimet janë të pashmangshme dhe do të jenë të trashëgueshme ndër breza dhe çdo familje e re do të përjetojë pasi konflikti ndër të tjera është edhe një dukuri fiziologjike. Fëmijët shpesh, kur provojnë emocione të forta, ata thjeshtë nuk dinë si t’i menaxhojnë dhe mund të përdorin edhe fjalë që mund të na lëndojnë.
Si duhet vepruar?
Mbi të gjitha duhet ruajtur durimi, qetësia sepse në fund të fundit ne të rriturve na takon të gjejmë apo të kemi instrumentat për t’ia dalë. Për fëmijët përshembull fjala “ Të urrej” mund të jetë një fjali e përsëritur për të shprehur inatin dhe zemërimin. Por për fëmijët më të rritur, nëse ata e përdorin këtë shprehje dhe ju ka ndodhur ta jetoni nje ngjarjë të tillë, mund të jetë një tentativë për t’ju lënduar. E rëndësishme është që të ngulisim mirë në kokë dhe në ndërgjegjen tonë se fëmijët kurrë nuk e mendojnë vërtetë një gjë të tillë! Le të përpiqemi mos ti japim rëndësinë dhe pëshën fjalëve që na thuhen. Le të ndërrojmë argument dhe të provojmë t’i shpërqëndrojmë nga diçka që nuk është në të mirën e askujt e mbi të gjitha mbi shëndetin e tyre mendor. Mos harrojmë se gjërat që ne artikulojmë dhe shprehim, qoftë shpesh apo pak ose edhe në rastet kur thuhen në nxitje nerovizimi e në mënyrë instiktive, mund të ndikojnë në psikologjinë tonë duke ndikuar padashur të kthehen në një të vërtetë që mund ti besojmë realisht më vonë.
Shpërqëndrimi nga një moment i tillë, delikat e diskutimi me fjalë të padëshiruara, është mënyra e duhur! Nëse fëmijët kuptojnë se këto fjalë tërheqin vëmnedjen tonë, ato kanë mundësi ti përdorin sërish.
Nëse ne mund të ndjehemi të befasuar dhe të lënduar nga një fjalë e thënë që realisht mban një peshë e domethënie, ideale do të ishte të përgjigjeshim: Ndërsa unë biri im,/bija ime, të dua shumë” një zgjidhje kjo që mund të shuajë shumë shpejt konfliktin.