Edhe pas gjashtë muajve nuk ka asnjë rezultat nga hetimet për spitalin e djegur në Tetovë

Maqedonia

Edhe pas gjashtë muajve nuk ka asnjë rezultat nga hetimet për spitalin e djegur në Tetovë

Më: 5 mars 2022 Në ora: 20:47
Foto ilustrim

Gjashtë muaj pas zjarrit në qendrën e kovide në Tetovë ku humbën jetën 14 persona, ende nuk ka akuza të ngritura. Se a do të mbajë dikush përgjegjësi është pyetje për të cilën prokuroria kompetente në Tetovë ende nuk ka përgjigje.

Hetimi i tyre fillestar tregoi se zjarri u shkaktua nga një kordon zgjatues i mbinxehur që përfshinte një pajisje reanimimi, një karikues celulari dhe një pajisje tjetër elektrike. Tre muaj më parë mbërriti një raport nga ekspertët gjermanë, i cili ishte dokumenti i fundit me 7 faqe që duhej të jepte përgjigje nëse pas tragjedisë dhe menaxhimit të pamatur të aparateve kishte një faktor njerëzor.

Por nga Prokuroria e Tetovës, mëngjesin e sotëm për “Sitel” kanë thënë se para se ta shpallin vendimin publikisht, fillimisht do t’i raportojnë komisionit të formuar nga Prokuroria e Republikane.

Ndërkohë që publiku është ende në pritje të përgjigjeve, kjo nuk është tragjedia e vetme me dhjetëra viktima për të cilën nuk ka asnjë përgjegjësi.

Gjykimi për aksidentin e autobusit pranë Laskarcës ku humbën jetën 16 persona është ende në vend dhe nuk ka ndonjë epilog. Pikërisht 4 vite pas aksidentit dhe 100 seancave gjyqësore, ky rast pret të kthehet në një nga proceset më të gjata pa epilog.

Në Maqedoni nuk është hapur asnjë rast për funksionimin e institucioneve kompetente të transportit edhe pas aksidentit më tragjik të autobusit në Bullgari ku humbën jetën 44 shtetas të Maqedonisë së Veriut. Hetimet bullgare u reduktuan në përgjegjësinë e shoferit të autobusit, i cili gjithashtu humbi jetën, por Maqedonia ene nuk ka dhënë një përgjigje se si autobusi ka kaluar kufirin disa herë me dokumente false.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat