Rita Ora së fundmi ka publikuar disa fotografi të reja në Instagram.
Në këto foto, ajo shihet se ka pozuar kur ka qenë një vajzë shumë e vogël, e bukur dhe mjaft e ëmbël.
Përmes këtyre fotove, këngëtarja tha se ka qenë gjithmonë e varur nga rrobat dhe të dukurit bukur, si fëmijë e deri më tani.
Po ashtu, Rita dha edhe një këshillë për ndjekësit e saj, duke u thënë që ata duhet ta jetojnë jetën e tyre dhe se duhet të gjejmë një shkas për këtë gjë, qoftë edhe një fotografi.