Aktorja shqiptare Almeda Abazi dhe partneri i saj turk Tolgahan Sayisman, do të bëhen shumë shpejt prindër për herë të dytë.
Vetëm pak ditë më parë, çifti dha lajmin e bukur të shtatzënisë së Almedës në rrjete sociale, ku kishin publikuar fotot më të ëmbla.
Almeda dhe Tolga kishin mbajtur duart mbi barkun e rrumbullakosur, duke u shprehur shumë të lumtur që do të bëhen sërish prindër.
Por, ajo që nuk ngopet me fëmijë nga Almeda dhe me gëzime të tilla duket se është motra e saj, Ilda.
Gjatë bisedës me ndjekësit e saj në InstaStory, Ildën e pyesin nëse do të organizojnë festë për të zbuluar gjininë e foshnjes, ndërsa ajo përgjigjet:
“Shpresoj! Mund të bësh bebusha ç’do vit, sepse jam gjithmonë gati për festë!”- shkruan ajo duke i bërë tag motrës.
Almeda s’ka vonuar t’i përgjigjet Ildës, duke ia kthyer me humor shprehjen e dëshirës së saj.
“Si urno”- shkruan aktorja duke qeshur.