2Ton ka publikuar projektin e ri muzikor.
Këngëtari 2Ton është shumë aktiv me projekte muzikore, të cilat pëlqehen nga fansat e muzikës së tij.
Ai sapo ka publikuar projektin e ri me titull “Gota”, të cilin e sjell të vizualizuar edhe me videoklip.
Tekstin e kësaj kënge e ka shkruar vet artisti, i cili njëherësh u kujdes edhe për pjesën e muzikës, ndërsa beatin e bëri Nego.
Për anën vizuale është kujdesur XL Films, ndërsa edhe kësaj radhe 2Ton i qëndroi besnik stilit në të cilin këndon që prej fillimit të karrierës.