Këngëtarja e njohur amerikane Ann Marie dyshohet se ka plagosur me armë zjarri një mashkull me të cilin ndodhej në dhomën e hotelit.
Policët e Atlantas morën një telefonatë në InterContinental në Buckhead, më 1 dhjetor.
Kur kanë shkuar në vendin e ngjarjes kanë parë një person të shtrirë në dysheme dhe me një plumb në kokë.
24-vjeçari Jonathon Wright, kishte humbur shumë gjak, dhe gjendja e tij shkoj duke u përkeqësuar edhe më shumë.
Policët thonë se gjetën 2 gëzhoja brenda dhomës së hotelit dhe 2 predha. Ann Marie është arrestuar dhe po hetohet për sulmin vdekjeprurës.
Ende nuk dihen arsyet që quan në këtë konflikt që përfundoj gati tragjikisht.