Në mes të zërave që flasin se i ka bërë diss Mozzik në freestyle e tij, dhe kunjave të vazhdueshme Capital T vijon me statuset e dyshimta në rrjetet sociale.
Së fundmi në një Instastory ai ka shkruar: “Shumë zhurmë për asgjë”.
Nuk dihet se kujt i drejtohet ky status por fansat po mendojnë njëzëri: Mozzik (pikëpyetje)
Ky i fundit dy ditë më parë solli bashkëpunimin e radhës me të vëllain Getinjo që po bën namin në rrjet. Projekti përmbledh dy këngë në një dhe titullohet “El Chapo”.
Deri më tani projekti numëron mbi 2 milionë klikime dhe pritet të na shoqëroj edhe në muajit në vijim si një hit.