Dy artistët e njohur shqiptarë, Bardhi dhe Azet, kanë paralajmëruar prej kohësh projektin e ri muzikor.
Ata po vazhdojnë t’i mbajnë të azhurnuar fansat rreth asaj se kur do të publikohet ky bashkëpunim.
Së fundmi u bë e ditur se kënga e tyre e quajtur “Jeta Jem” do të lansohet nesër në mesnatë (e enjte).
“Bardhi x Azet – Jeta Jem, nesër 23:59”, ka shkruar Bardhi në një postim të publikuar në InstaStory.
Kjo ndërkaq është kënga e tretë e albumit të ri të Bardhyl Idrizit (emri i vërtetë) – nga i cili i ka sjell dy projekte.
“A je” dhe “Emanuela” në duet me Alketën – janë dy nga prurjet që i ka kompletuar edhe nga ana vizuale dhe që tani kanë mbledhur miliona shikime në YouTube.
Përkundër konkurrencës së madhe në treg, Bardhi po vazhdon të jetë ndër të preferuarit e publikut