Për’Puthen është një talk show dashurie, i cili sjell histori të vërteta dhe të gjalla të njohjeve mes të rinjve .
Ka një muaj e gjysmë që ka filluar “Për’puthen 3”, program i cili po mbledh një numër të madh shikuesish pranë ekraneve televizive.
Ndonëse numri më i vogël i konkurrentëve është nga Kosova, por nuk mungon pjesëmarrja e tyre.
Tanimë publiku është njohur edhe me konkurrentët e këtij sezoni të cilët po bëjnë bujë kudo nëpër media.
Ndërkohë faqja e njohur në instagram “@demaskojme_perputhasit” ka zbuluar vajzën më të re e cila pritet të futet në program.
Fjolla Elezaj do jetë konkurrentja më e re në “Për’puthen”, ku sipas fotove që ka të postuara në instagram nuk do të shpëtojë dot nga pëlqimi i konkurrentëve.



