Flet mikesha e ngushtë e Sara Gjordenit: Të gjitha femrat shqiptare mund të jenë si puna e Sarës

Mediale Vip

Flet mikesha e ngushtë e Sara Gjordenit: Të gjitha femrat shqiptare mund të jenë si puna e Sarës

Më: 22 shkurt 2024 Në ora: 20:03
Alesia Balliu

Mikesha e ngushtë e Sara Gjordenit e ftuara në TAR ka folur në lidhje me jetën personale të saj. Alesia Balliu zbuloi se ajo dhe Sara kanë bërë fakultetin bashkë.

"Unë dhe Sara kemi bërë fakultetin bashkë për drejtësi ku kemi qenë për vite mikesha shumë të mira. Është një vajzë e cila ka shumë energji siç po e transmeton edhe aty brenda. Një vajzë e cila ka qenë gjithmonë e apasionuar pas medias, pas fotografisë. Ka një artikulim shumë të mirë dhe ka shumë për të dhënë brenda asaj shtëpie."

E pyetur nëse është e njëjtë Sara brenda BBVA3 me atë Sarën jashtë, Alesia tha se 'ajo është ajo që njoh unë. Është reale sepse besoj edhe publiku e ka kuptuar që është transparente dhe më shumë seç duhet e vërtetë dhe reale për shoqërinë ku ne jetojmë ku faktikisht këtu mirëpriten të vërtetat sa për të thënë, por realisht kur janë të vërtetat që dalin në brendësi këtu nuk i duan dhe i paragjykojnë.'

A e ka penalizuar Sarën ky karakter i vërtetë që ka treguar apo ka qenë diçka pozitive sipas saj?

"Atëherë në qoftë se e vërteta të pengon dhe publiku nuk e mirëpret është problemi i publikut dhe jo i Sarës në të vërtetë. Sepse një shprehje ne faktikisht na e ka mësuar Sali Berisha tek Partia Demokratike, na ka thënë ‘midis nënës sime dhe të vërtetës – zgjedh gjithmonë të vërtetën’. Kështu që edhe në këtë konotacion, unë mendoj që e vërteta është gjithmonë ajo që duhet thënë dhe duhet përshëndetur. Në qoftë se pastaj dikujt nuk i pëlqen e vërteta e dikujt tjetër është problemi i atyre, por unë këtu dua të theksoj diçka për shoqërinë shqiptare që nuk duhet të jetë paragjykuese ndaj femrës, sepse në jetë një femër mund të japë shumë më shumë sesa mund të transmetojë një lidhje. Dhe Sara këtu brenda po gjykohet se mund të ketë pasur 2-3 lidhje nga publiku për lidhje të cilat ajo i ka pranuar vetë që janë të sajat. Histori të sajat. Unë mendoj që të gjitha femrat shqiptare mund të jenë vajza si puna e Sarës që mund të kenë kaluar 2-3 eksperienca, të cilat ndoshta edhe nuk mund t’i ketë ecur dhe nuk ka përse të paragjykojnë ose të kryqëzojnë një vajzë vetëm për këtë gjë. Sepse këtu dua të theksoj diçka që ajo nuk ka shkelur asnjë kod moral. Dhe kjo është shumë e rëndësishme."

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat