Ҫifti i shoubizit në ‘sherr’ të madh, motra e Presidentes Osmani, avokate e njërit nga ta

Mediale Vip

Ҫifti i shoubizit në ‘sherr’ të madh, motra e Presidentes Osmani, avokate e njërit nga ta

Nga: H.O. Më: 26 shtator 2024 Në ora: 20:13
Blinera Osmani

Me motren e Presidentes Vjosa Osmanit, Blinerën tashmë jemi njohur.

Ajo është avokate e njohur tashmë dhe kësaj radhe mbron modelen Arbenita Ismaili.

Kjo e fundit është në proces gjyqësor për kujdestarinë e vajzës që e ka me këngëtarin e njohur Feronit Shabani, i njohur si Fero.

Image
Fero/ Arbenita

Avokatja Osmani së fundi ka thënë se Fero nuk e ka fituar ende kujdestarinë e vajzës, siҫ po pretendon ai.

Diskutimi i tij është bërë i zakonshëm tashmë në rrjetet sociale, ku ai gjen hapësirën për të ndarë ҫdo detaj nga ky rast.

Image
Blinera Osmani
comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat