Fituesja e edicionit të tretë të Big Brother VIP Albania, Egla Ceno, po vazhdon të jetë aktive dhe një personazh i komentuar.
Ajo së fundmi ka qenë e ftuar në një emision në RTSh, ku ka folur për reality shoun e këtij viti dhe për personazhet që janë brenda.
Ndonëse Gjesti po pëlqehet nga të gjithë, duket se ish-konkurrentja nuk ka empati për të.
@rtshqiptar Egla Ceno për Gjestin: Nuk eshte fitues #edielajone #rtsh #ermalpeci ♬ original sound - Radiotelevizioni Shqiptar
Teksa pyetet për të, ajo thotë: “Një djalosh kosovar që është në Big Brother të Shqipërisë”.
Tutje aktorja shqiptare shtoi: “Jo, nuk e shoh fitues”.
Gjesti nga ana tjetër është shndërruar në një sensacion dhe një nga të preferuarit e publikut.
Ai deri më tani ka zhvilluar një lojë të pastër, ka dhuruar shou e ka bërë debate pa ofendime.