Ish-banori i BBVK-së, Atilla Kardesh ka bërë një postim të diskutueshëm në llogarinë e tij në Instagram.
Kardesh publikoi një fotografi, ku pozonte për një selfie, e më pas bëri një përshkrim që vodhi të gjithë vëmendjen.
“Durimi është çelësi”, shkroi Atilla në postimin e tij.
Nuk dihet se si qëndron prapavija e këtij përshkrimi dhe kujt specifikisht ia dedikoi.
Ai gjithashtu bëri një postim të rregullt në Instagram, duke i bashkangjitur dy fotografi, të cilat siç duket i kishte shkrepur në një restorant.
Atilla ka qenë banorë i edicionit të tretë të Big Brother VIP Kosova, hyrja dhe largimi i të cilit ka ngritur shumë debate e reagime.
Ai ka qëndruar më pak se 48 orë, me vendimin të cilin e mori për t’u larguar pa ndonjë arsye të qartë.