Është koha që BE ta kthen në prioritet Ballkanin perëndimor

Opinione

Është koha që BE ta kthen në prioritet Ballkanin perëndimor

Nga: Xhavit Çitaku Më: 30 maj 2021 Në ora: 14:51
Xhavit Çitaku

Janë shtuar zërat e kritikës edhe nga anëtarët e BE-së, të cilat po shprehin shqetësimin e argumentuar lidhur me politikat dhe zhvillimet tjera jo adekuate të kësaj organizate karshi Ballkanit perëndimor. Në të vërtetë, BE kohëve të fundit ka lënë në periferi interesimin ndaj një pjese të rëndësishme të kontinentit të vjetër, Ballkanin Perëndimor, gjë e cila sipas ngjarjeve që po zhvillohen me shpejtësi marramendëse mund të kenë pasoja të paparashikueshme, por edhe të pariparueshme. Për këtë gjendje arsyetimi është se pothuajse e tërë vëmendja është përqendruar dhe është e lidhur me shumë gjëra që përcaktohen mbi bazën e luftimit të Pandemisë Covid- 19, por edhe për shkak të mungesës së interesit të shumicës së vendeve për procesin e zgjerimit. Ndërkaq, në anën tjetër udhëheqësit e këtij institucioni në mënyrë të vazhdueshme, rutinore, gjithmonë dërgojnë sinjale e mesazhe se e ardhmja e qytetarëve të këtij rajoni është në BE, mirëpo pa dhënë një argument të fort dhe siguri të një perspektive të besueshme të anëtarësimit në mënyrë që të mbështetën forcat pro- evropiane në këto shtete, ku më pastaj do të mund më lehtë të zbatohen reformat e nevojshme në fusha të rëndësishme të punës dhe jetës. Megjithatë, tash është koha për përpjekje serioze që Ballkani perëndimor të kthehet në prioritet të interesimit në mënyrë që shtetet që pretendojnë të bëhen pjesë e këtij institucioni të rëndësishëm të mos e humbin shpresën dhe të mos orientohen për të gjetur rrugë alternative për t’i zgjidhur problemet me të cilat ballafaqohen që një kohë të gjatë. Tash për tash i vetmi shtet që është i interesuar për kthimin e vendeve të Ballkanit Perendimor në axhendën e BE-së është Gjermania e cila është partneri më i rëndësishëm politik e ekonomik dhe e cila ka ftuar e takuar kryediplomat nga disa shtete.

Nëse vazhdon ky vakum Rusia e Kina do të futën fuqishëm në këtë pjesë të Gadishullit Balkanik

Nëse vazhdon kjo politik tepër e vakët karshi shteteve të kësaj pjese të Gadishullit Ballkanik, atëherë nuk është çudi që dy shtete të fuqishme anti-perendimore, Rusia dhe Kina, të futën fuqishëm dhe kësisoj të debalancojnë ndikimin e BE-së në këtë rajon që është mjaft i rëndësishëm për të ardhmen e vetë Evropës. Vetëm atij që i ka ikur truri e nuk po e sheh se sa shumë është e përkushtuar Rusia për të pasur ndikim të madh në shtetet e Ballkanit Perëndimor e sidomos në Serbi. Për këtë konstatim flet e dhëna e këto ditëshme kur nën presionin dhe ndikimin shumë të madh rus u organizuan ushtrime ushtarake ndërmjet këtyre vendeve. Suksesshëm po depërton edhe Kina, e cila po investon më të madhe në fushën e telefonisë, infrastrukturë dhe ndërtim të fabrikave me shtrirje në gjithë vendin. Duke parë që BE po zhvillon një politikë jo fitimprurëse dhe nuk josh vendet e Ballkanit Perendimor, edhe Turqia dhe biznesi privat i saj po gjenë hapësirë të bollshme për investime, sidomos në Serbi. Derisa Serbia nuk e ka fort për nguti dhe serioz anëtarësimin në BE,sepse interesi i saj është vetëm ekonomik, ndryshe qendron situata me Shqipërinë, Maaqedoninë e Veriut, Malin e Zi, Bosnje Hercegovinën dhe Kosovën, të cilat më shumë së kurrë janë të përkushtuara që të jenë pjesë përbërëse e Bashkimit Europian. Nëse dita e mirë shihet në mengjez, edhe shpresat e vendeve të rajonit të Ballkanit perendimor që të bëhet diçka më mirë në këtë drejtim janë të pakta apo hiç fare.

Më së keqi qendron Kosova

Nëse shihet diku larg në horizont një dritë jeshile për disa shtete të këtij rajoni, për Kosovën kjo nuk vlen, ajo qendron më së keqi. Në rend të parë, ky shtet me i ri në botë ka mbetur i izoluar për shkak se përkundër premtimeve të dhëna që një periudhë të gjatë, qytetarët e saj ende nuk mund të lëvizin lirshëm në shtetet e Bashkimit Europian. Është një paradoks në vetes e në njërën thuhet se Kosova i ka plotësuar kushtet për liberlazim të vizave, ndërkaq kjo gjë nuk po ndodh në praktik dhe kësisoj po vazhdon maltretimi i qytetarëve dhe grumbullimi i tyre i përditshëm pranë ambasadave për të marrë viza, qoftë për biznes, vizita private apo për studime e punë tjera që duhet kryer në shtete të ndryshme të BE. Me një fjalë, qytetarët e Kosovës po diskriminohen hapur dhe pa të drejtë. Dhe, prapë duhet të themi se Gjermania është e vetmja që kohëve të fundit ka ngritur zërin që të marrë fund kjo odiseadë e panevojshme dhe Kosova ta fitoj të drejtën për të lëvizur sikurse edhe të gjitha shtetet e Ballkanit. Kosova qëndron keq edhe sa i përket luftës kundër pandemisë Covid-19. Është i vetmi shtet në gjithë Evropën që më së paku është ndihmuar me vaksina dhe ka numrin më të vogël të të vaksionuarëve. Është fat që ditëve të fundit numri i të infektuarve dhe rastet e vdekjeve në vendin tonë kanë rënë ndjeshëm, mirëpo çështja është sa sa pak ishte në fokus të interesimit nga BE për të imunizuar edhe qytetarët e saj. Për shkak të një ekonomie të brishtë që ka Kosova por edhe pasojave të rënda që shkaktoi pandemia, BE duhet që tehun e aktivitetit të saj ta shtrijë edhe në rimekëmbjen e kësaj fushe sepse me forca vetanake financiare zor e ka që të arrijë ndonjë hap para në përudhen e ardhshme.

Nuk ka nevojë fjalë e premtime të shumta si deri me tash, por punë konkrete, ndihmë që qytetarët, ta shohin dhe të përfitojnë nga ajo ndihmë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat