Presidentja Osmani në vizitë të lartë shtetrore në Vjenë, Kryeministri Kurti në Paris, Kryeparlamentari Konjufca në Berlin, Kryediplomati italian (Di Majo) me ftesë të homolgës së tij kosovare, znj. Gërvalla, në Prishtinë dhe kështu me radhë...
Një vlerë dhe kualitet i ri afirmativë dhe konfirmativë i politikës së jashtme ose diplomacisë kosovare në arenën ndërkombtare.
Një frymë dhe gjak i ri në politikën dhe diplomacinë kosovare.
Një komponentë e re vizionare, suplementare dhe tepër lucide, subtile, sublime, profesionale ose akribike në fushën e njohur të diplomacisë.
Një celebrim ose narrativë i ri politik dhe diplomatik i cili ka për qëllim ngritjen (projektimin), shquarjen, afirmimin dhe artikulimin e politikës së jashtme ose diplomacisë publike, transparente, kualitative, dinamike, kompetente, profesionale, intelegjente, intelektuale, shkencore ose akademike.
Jetojmë në shekullin ose epokën e re të drtitës, edukatës, kulturës, etikës, estetikës, moralit, integrimit, koperimit, emancipimit dhe disciplinës së njohur shkencore ose humaniste....
Politologët e specializuar dhe kompetent, e konsiderojnë diplomacinë si njerën prej artëve ose disciplinave më të ngritura, më të avansuara, më të privilegjuara ose kompetente
për zhvillimin, evolucionin ose afirmimin e njohur kualitativë, kontemplativë, koherent dhe afirmativë të marëdhënieve ose raportëve të gjithëmbarëshme ndërshtetrore, ndërnacionale, ndërqeveritare, botërore ose ndërkombtare.
Me fjalë tjera, politika e jashtme ose diplimacia moderne dhe postmoderne, kanë njohur ose pësuar ndryshime, zgjerime, reforma ose transformime të thella esenciale ose substanciale edhe në fusha ose disciplina tjera politike, ushtarake, tregtare, ekonomike, shkencore, akademike, pedagogjike, industriale, teknologjike etj.
Ndaj, edhe sloganet, recidivet ose metodat e njohura klasike, kuantitative, pllakative, ataviste, propagandistike, komplotiste, forumiane, kabinetike, reaksionare ose anakronike të politikës dhe diplomacisë serbe-kundër Kosovës dhe shqiptarëve, të ngjajnë në ide ose teori futuriste, hedoniste, iluzore ose utopike që i shpartallon ose davarisë mengjesi.
Se këndejmi, në pajtim me konventat ose kodifikimet e njohura konzulare ose diplomatike të Vjenës me 1961 dhe 1964, si dhe në pajtim, sintoni, harmoni, kohezion, vokacion dhe rezonancë të plotë me ngjarjet dhe zhvillimët e sotme botërore ose ndërkombtare, politika e jashtme ose diplimacia në kuptimin e njohur kolokvial ose seminarik, është shkathtësi ose efikasitet intelektual dhe profesional i përzgjedhjes, modifimimit dhe moderimit (retorik ose oratorik) të fjalëve, termave ose shprehjeve të njohura shkencore, politike ose diplomatike për arritjen e qëllimëve ose interesave të larta individuale dhe kolektive, respektivisht, shtetrore, nacionale, politike, diplomatike, ushtarake, strategjike, ekonomike etj.
Kritika dhe filozofia e njohur shtetrore, nacionale, politike dhe diplomatike, në kuptimin e terminologjisë së njohur çmuese ose vlerësuese, shohin me dyshim çdo levizje ose çdo gjë që largon nga ajo që mund të quhet studim ose analizë e mirëfillët shkencore ose politologjike. (Kjo për faktin se ato kanë një dimension dhe karakter të gjërë konstelacional dhe multilateral): Ndaj, duhet gjetur formën dhe menyrën e duhur, konkrete ose adekuate, për t’ua bashkëngjitur kërkesave dhe nevojave sociale ose ekzistencialiste, edhe vlerat,
parimet, postulimet dhe aspiratat e njohura shtetrore, nacionale, politike, diplomatike, ushtarake, historike, gjeografike, shkencore, arsimore, industriale, tregtare, ekonomike etj.
Në këtë rrafsh, gjithashtu duhet të kemi parasysh aspektin e determinuar, ortodoks, autoritar ose totalitarist të mohimit dhe kundërshtimit të çdo llojë forme të emancipimit dhe socializimit (risocializimit) real ose dialektikë në kuader të 'tregut global" të vlerave dhe kapitalit botërorë ose ndërkombtar.
Kjo mëse miri mund të vërehet në shoqëritë pseudomoderne ose neoliberaliste si Serbia, ku e bukura, e dashura, e mençura, e vërteta dhe racionalja, bëhen konkubinë ose kurtizane të industrisë propagandistike, pushtetmbajtëse, politike ose diplomatike. Kundërshtare të çfarëdollojë teorie dhe praktike që krijojnë vlera dhe sisteme moderne ose bashkohore
Është teza e kulturës politike dhe diplomatike si ideologji shtetrore dhe nacionale, e përbashkët në shikim të parë me teorinë borxheze, skllavopronare, fedualiste, imperiale ose kolonialiste, me një tendencë të hetuehme ose tepër transparete, për t´u transformuar dhe imponuar si ideologji ose kauzalitet i lartë shtetror, nacional, politik, diplomatik etj.
Në të kundërten, nuk mund të quhet diplomaci profesionale ose kompetente ajo kur, përballë gënjeshtrës së njohur serbe mbi Kosovën, idealizohet, valorizohet, glorifikohet, rimohet dhe bëhet korrektuese gënjeshtra tjetër spekulative, ataviste ose anarkoteorike që e denoncon dhe demanton të parën. E sidomos atëherë kur sinodi i kishës pravosllave të Serbisë e quan Kosovën si "Jerusalem të Serbisë", apo "djep të kulturës dhe civilizimit serb" etj...!!!
U mor vesh se që nga Antika e lashtë dhe deri me sot, ka patur procese, zhvillime, këmbime dhe komunikime të ndryshme zyrtate, politike, protokolare ose diplomatike në mes popujve, kombëve dhe shtetëve të ndryshme. Shënimet, stenogramet, protokolet, analet ose kronikat e ndryshme në këtë kontekst, na bëjnë të ditur mbi marëdhëniet ose raportët e ndryshme protokolare ose diplomatike në mes popujve dhe shtetëve të ndryshme të Lindjes së Vjetër ( si Kina, Egjipti, Asiria, Mesopotamia, Babilonia etj.), si dhe popujve ose vendëve të tjera në Antikë. Duke i veçuar këtu dokumentin e marrëveshjes paqësore në mes Ramzesit të Dytë të Egjiptit dhe sundimarit të Hetitëve, Hatushillit në shekullin XIII (13)-para epokë së Krishtit së bashku me Lidhjet ose marrëveshjet e njohura të Peloponezit, Delfit, kongresët ose marrëveshjet e njohura greko-përsiane, greko-romake (4OO vjet para Krishtit) dhe kështu me radhë.
Në këtë frymë ekskursive dhe diskursive u ngrite dhe projektuar edhe paktika diplomatike në Romën e Laahtë-Antike, kur zgjedhësve e zëdhënësve (nunti ose nunci) dhe deputetëve të zgjedhur (legati) filluan t'u ipen udhëzimet ose instruksionet e para politike ose diplomatike.
Metodat e Romës i mori dhe zbatoi edhe Bizanti sipas të së drejtës natyrore dhe historike mbi marëdhëniet ndërkombtare.
Se këndejmi, për shkak të ndryshimit të hartave të njohura shtetrore, nacionale, politike, gjeografike ose gjeopolitike, si dhe të rritjes ose zgjerimit të fushëveprimt politik, diplomatik, tregtarë dhe ekonomik në kontinentin e vjetër evropian dhe më gjërë: U fillua me aplikimin e arkivave dhe dokumentacionëve diplomatike si dhe të dërguarëve (dërgatave) ose atashimëve të ndryshme konzulare ose diplomatike në mes shtetëve (qytetëve), mbretërive, perandorive ose principatave të ndryshme evopiane dhe të tjera në mesjetën e hershme dhe më vonë. Kështu që përveç shtetëve të Mileti, Raguzës(Dubrovnikut), Venedikut, Milanos dhe Montovës, edhe shtetët, mbretërite ose principatat tjera, filluan me ngritjen dhe atashimin e diplomatëve dhe përfaqësive të ndryshme konzulare ose diplomatike tek popujt (kombët) dhe shtetët e ndryshme.
Ndërkohë që ngritja, themelimi ose konstituimi i shtetëve moderne ose bashkohore, në menyrë eksplicite ose implicite i solli edhe ndryshimet ose reformat (restaurimet) ose transformimet e njohura konceptuale ose metodologjike edhe në planin konzullar ose diplomatik. Kjo sidoms pas firmosjes së "Paqës së Vestfalisë" me 1648, si dhe Revolucionëve të njohura industriale dhe politike në Angli, Francë, SHBA-s, Gjermani, Itali etj.
Ndërkaq, me "Kongresin e Vjenës"(1815), su dhe me "Kongresin e Aachenit" me 1818, do filloi një etapë ose epokë e re në historinë e përgjithshme të politikës së jashtme ose diplomacisë botërore. Duke i nënkuptiar këtu edhe ngritjen ose themelimin e "Unionit Telegragik" me 1856, "Unionit Diplomatik" me 1874 dhe 1875, "Kongesin e Berlinit" me 1878 etj.
Përderisa, politikën dhe diplomacinë botërore të shekullit të kaluar (XX) do e karakterizojnë dy luftërat e mëdha botërore së bashku me ish "luftërat e ftohëta" si dhe një mori ngjarjesh, procesësh dhe zhvillimët të tjera hektike, turbulente, cvilitëse, korpulente, robuste, sfiduese, agresive, eklektike dhe tepër dinamike.
Gjatë asaj (kësaj) periudhe do i kemi edhe "Traktatin e Versajës" me 1919, ngritjen ose themelimin e Lidhjes (Ligës) së Kombëve" me 192O, të OKB-s me 1945, "Paktit të Natos", Unionit Europian"(UE-s), ish "Traktatit të Varshavës" etj.
Ndryshe nga kjo, politika dhe diplomacia janë vazhdim i luftës me mjete ose metoda të tjera në kuptimin e asaj se në frontin e luftës, ju i shihni vetëm ushtarët ose luftëtarët e armatës (ushtrisë) kundërshtare ose armike dhe jo eprorët, komandantët ose strategët kryesor, ndërkaq, në fushën ose 'frontin e luftës' politike ose diplomatike, ju mund t´i shihni ose takoni vetëm udhëheqësit, komandantët ose strategët e ndryshëm ushtarak, politik ose diplomatik dhe jo armatën ose ushtrinë e tyre në prapavi.
Ndonëse, rasti ose shëmbulli i mesipërm paradoksal, reaksionar dhe anakronik i shtetit dhe pushtetit serb, çon patjetër në një degradim dhe regresion të përgjithshëm.
Zëvendësimi aparent i një modeli ose sistemi politik me një model ose sistem tjetër, sipas shkencave politike, është në të vërtetë, një riprodhim i po atyre marrëdhënieve ose raportëve themelore ose elementare që e ruajnë "modelin" ose sistemin (regjimin) e mehershëm ose paraprak në substancën (esencën) dhe tërësinë e tij. Në rastin e Serbisë, recidivët, sloganet, reliktët, fiksionet,kostumet, autoritetët, hijet, fosilet, ligësitë, komplekset dhe paranojat e njohura tè Millosheviçit & Company. parapolitike, paradiplomatike etj.
Në ketë vorbullë, zatën duhet kërkuar ose optikuar edhe zhvillimet ose proceset e ndryshme reaksionare, paradoksale dhe anakronike në politikèn dhe diplomacinë serbe.
Bota e sotme moderne ose bashkohore, nuk ka nevojë për të vërteta abstrakte, absolute, imagjinare ose fiktive, por vetëm për pyetje dhe të vërteta relative e racionale.
Për botën e sotme postmoderne ose ultrabashkohore, njeriu është vetëm një numër ose pamje e thjeshtë, i cili duhet të përputhet dhe përshtatet me gjithëçka, ose me çdo gjë!
Ndaj, diplomacia moderne ose bashkohore, parasegjithash njihet si afinitet, efikasitet ose shkollë e shkathtësisë që i rregullon parimet, motivet dhe arsyen për të jetuar ose mbijetuar në një "botë globale" ose "treg të përbashkët" të vlerave, resursëve, pasurisë dhe kapitalit të gjithëmbarëshem botërorë ose ndërkombtarë (kontinetal dhe interkontinetal).