A do të duhej të reduktohej numri i partive politike në Kosovë dhe pse?

Opinione

A do të duhej të reduktohej numri i partive politike në Kosovë dhe pse?

Nga: Adem Bytyqi Më: 30 shtator 2021 Në ora: 10:24
Adem Bytyqi

Kosova një vend i vogël me numër jo edhe aq të madh të popullatës ka numrin më të madh të subjekteve politike në rajon.

Eksperienca e qeverisjeve në Kosovë nga partitë e shumta politike dhe ndarja e pushtetit në mes këtyre partive politike për ta qeverisur vendin , ka treguar se ,nuk është në interes të Kosovës një numër kaq i madh i partive politike.

Në historinë e qeverisjeve të vendit ka pasur raste kur vendin e kanë qeverisur shumë subjekte politike dhe për t'i ndarë pastër ka ndodhur që të kenë aq shumë ministra dhe zëvendësministra deri edhe mbi 75 e më shumë zëvendësministra, sa që një numër kaq i madh i ministrave dhe zëvendësministrave do të ishte i tepërt edhe për një vend me banorë dhjetë herë më shumë se ç’ka tani Kosova.

Pra, kësisoj i janë shkaktuar shpenzime enormë të pa nevojshme dhe definitivisht irracionale të mjeteve të buxhetit të shtetit të Kosovës , për t'ua kompensuar rrogat një numri aq të madh të këtyre zëvendësministrave, ministrave, të cilët nuk kanë dituar as vetë se çka kanë punuar.

Ky shembull dhe shumë tjerë të cilët kanë qenë rrjedhojë e kompromiseve në mes partive politike për t'i ndarë në mes veti të mirat e pushtetit ,duke anashkaluar interesin e përgjithshëm shoqërore dhe nivelin e jetesës të cilin do ta meritonte popullata përkatësisht qytetarët e Kosovës, e arsyeton domosdoshmërinë e reduktimit të numrit të subjekteve politike në Kosovë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat