Serbia dhe synimet gjeo-politike në Ballkan nuk kanë ndryshuar.Në kronikat e kohës gjithherë pati ,,nisma,,të rrafshit politik dhe diplomatik,në vitet 1931-1935 ,,Pakti Ballkanik,,ku mbreti i vetëshpallur Ahmet Zogu dëshironte që Shqipëria të bëhej pjesë e këtij projekti serb.Ky projekt i ngjashëm me ,,Ballkani i Hapur,,(sic!).
Tashti po në vitin 2021,Serbia ka dalur me projektin tjetër ,,Ballkani i Hapur,,që përmes Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut,ndonëse vendet tjera ballkanike Mali i Zi dhe Kosova nuk dëshiruan të jenë në vijat e ,,projektit,,me synimet e faktorizimit të Serbisë në Ballkan.
Shteti i Serbisë i ka borxh popujve jo serb boshnjakë,kroatë dhe shqiptarë në hapësirën ballkanike,deri në shkallë të gjenocidit në kohën e luftërave të shpërbërjes së ish-Jugosllavisë.
Në asnjë mënyrë nuk duhet lejuar që ky shtet vrasës,në këtë kohë ende po luan me kartën me njërën këmbë me Rusinë e Putinit dhe me barkun në Evropë, për të marrë primatin e faktorizimit në Ballkanin e trazuar me skenarët shfarosës për popujt jo serb(!).