Vuçiq: Jemi nën presion të madh!

Opinione

Vuçiq: Jemi nën presion të madh!

Sherif Ramabaja Nga Sherif Ramabaja Më 9 maj 2023 Në ora: 14:57
Aleksandar Vuçiq

Perëndimi desh më mashtroi në takimin e fundit. Falë vigjilencës sime arrita t´i iku një kurthi, ku kërkonin që Serbia të humb gjithçka, e të tjerët të fitojnë.

Ata duan një Serbi të dobët. Ju e vërejtët: Putin u ankua dhe e akuzoi perëndim se duan shkatërrimin e Rusisë.

Unë nuk mund ta lejoj këtë. Jam nën presion të madh, por po luftoi për Serbinë, prandaj nuk më dhimbset asgjë.

Opozita u ngrit kundër meje, kinse unë jam fajtor për amoklaufet që ndodhën. Ata nuk e din luftën time me perëndimin, por tash edhe opozitën ta kem në shpinë. Ka instaluar sistem të dhunës, folën. Mediat përhapin vetëm dhunë. Mediat ruse po ashtu veprojnë në Serbi dhe i fryjnë zjarrit të urrejtjes dhe dhunës.

Këta nuk janë në vete, them. E kemi problemin e Kosovës ende të pazgjidhur dhe unë nëse e uli aktivitetin patriotik për ta mbrojtur Kosovën, cilin do ta nisnim drejt kufirit të saj.

Sytë janë me parë. Unë punoi vetëm për interesin e kombit. Ndoshta do të pësojmë edhe kështu si na ndodhi, por është mënyra e vetme që ta shpëtojmë Kosovën.

Unë tërësisht dhe pa asgjë, nuk do t´i bashkohem perëndimit. Se cili është perëndimi, këtë më së miri po e vëren në lëkurën e vetë edhe Putini. Është fakt se të gjithë po luftojnë kundër Rusisë. Rusia është vendi i vetëm në botë, i cili po e lufton nazizmin modern dhe të gjithë janë kthyer kundër saj.

Po çdo të ndodhë me Serbinë, kur Rusisë si një fuqi botërore ia bëjnë kështu. Unë jam në hall, ju thash që në fillim. Po më kapin dridhjet, sa herë që e marr ftesën për në Bruksel.

Kurti gjithçka refuzon, e kush si thotë gjë, sikurse të ishte ai shefi i Brukselit. Pak i kam hallet e mia në mbrojtjen e Kosovës, po edhe New York Times shkroi gjerë e gjatë për mua. Më lidhën dhe më krahasuan me mafiozët më të mëdhenj botërorë. Nuk kam se ç´flasë për gjëra të tilla, sepse një shkrim të tillë e kishte shkruar një njeri i ynë. Ai ishte i porositur, të njolloste emrin tim dhe Serbinë. Këto gjëra tashmë janë të njohura. Popullit ia kam bërë me dije, po hasët shkrime të tilla ndaj personalitetit tim, injoroni, sepse nuk kanë të bëjnë me realitetin.

 Ne nuk mundemi pa Evropën, këtë e kam të qartë, prandaj po e drejtoi Serbinë drejt EU, po në të njëjtën kohë ne nuk mund t´ia kthejmë shpinën Rusisë. Ne duam edhe me ata, po edhe me këta. Në këtë rast nuk jam i paarsyeshëm.

 Këtë ua ka thënë edhe miku im Rama, i cili me tezën e tij shkencore, shqiptarët dhe serbët i nxori kushërinj.

Pra është studimi dhe zbulimi më i rinj, të cilin Serbia e mirëpret. Në bazë të një studimi të tillë, të gjitha ato që kanë ndodhur brenda dy popujve tanë, duhet t´i zgjidhim mes vete, pa ndërhyrjen e askujt nga jasht, sikurse problemet brenda familjes.

Kanë thënë: zoti mos të lashtë pa miq. Kjo po vërtetohet tashmë.

Mars – Rover (Satirë)

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat