1. Nga Bashkimi deri te përafrimi!
Bashkimi jo vetëm Shqipëri-Kosovë, mirëpo i t’gjitha trojeve tona, është “Domosdoshmëri”.)
Citoj, kaçurrelin!
Kosova dhe Shqipëria janë gjuhë dhe kulturë, arte dhe tradita, të mishëruara në brendi të kombit tonë. Abetarja e unifikuar dhe fillimi i punës për Enciklopedinë Shqiptare, i vulosin vlerat e historinë tonë të përbashkët.
Albin,
Vlerat e historisë tonë kombëtare të përbashkëta, i vulos “Bashkimi në një Shqipëri Natyrale”.
- Kthimi nga Bashkimi te përafrimi, është MASHTRIMI!
- S’jemi të mishëruar, përderisa nuk jemi një trup i vetëm dhe të Bashkuar.
- Bashkimi ishte dhe mbeti fjalë boshe, ngase pushteti ishte dhe po mbetet, më i “rëndësishmi”!
Pse, duhet shqiptarët të bashkohen dhe në një Shqipëri Natyrale të fuqizohen?
Ka shumë pse….
- Fillimisht, trojet e tyre, i Madhi Zot u’a ka falur.
- Shqiptarët padrejtësisht janë ndarë dhe ngado kthejnë kokën, kufizohen me veten e tyre.
- Shqiptarët kanë një gjak.
- Shqiptarët kanë një gjuhë.
- Shqiptarët kanë një traditë dhe shqiptarët, kanë një flamur kombëtar.
Duke mos harruar dhe ripërsëritur, shqiptarët e bashkuar janë faktor stabiliteti në Ballkan, ngase me gjakun e tyre, e kanë shkruar më shumë se një faqe në histori të Evropës!