Çdo politolog mund të jetë politikan, por jo çdo politikan mund të jetë politolog. Titulli i politologut kërkon një diplomë të marrë në fakultetin e shkencave politike dhe ata me këtë titull punësohen në vende të ndryshme, nga partitë politike dhe administrata shtetërore, në media dhe organizata joqeveritare, në institute shkencore.
Në Fakultetin e Shkencave Politike, pavarësisht nëse studiojnë gazetari dhe komunikim, shkenca politike ose marrëdhënie ndërkombëtare, studentët fitojnë titullin shkencor: politolog i diplomuar.
Lidhja e parë me politologët është se ata janë politikanë të ardhshëm, apo që politikanët shkollohen në universitet, sepse profesioni nuk është mjaft i qartë për publikun. Është e vërtetë që një numër i caktuar politologësh e vazhdojnë karrierën në parti politike pas mbarimit të universitetit, pra bëhen politikanë, por ky është një numër shumë i kufizuar. Sipas njohurive tona, shumica e tyre janë të punësuar në organizata joqeveritare, administratë shtetërore, diplomaci, media, agjencitë e marrëdhënieve me publikun apo zyrat e komunikimit mediatik, si dhe në institute shkencore apo profesionale.
Për fat të keq në shoqërin tonë, me shtetin më shumë udhëheqën nga politikanët. Prandaj, dhe jo rastëshit kemu ngecur duke numruar në vend.
Politikani pushtetin e shfrytëzon vetëm për privilegje dhe tepër pak për punë, kurse politikologu përpos që duhet të ketë përgjegjësi për mendimet dhe veprimet e veta, ai njëherësh duhet të përballet me shpifjet, kërcënimet bashkëkohore dhe mbylljes së shumë dyerve. Nuk e kam fjalën për ata politolog heshtak e puthadorës, të cilët politikanët i përdorin për t’u pasuruar dhe politikanët këta i përdorin si çelësa të dyerve të krimit.
Kësodore, politikanit i mjafton retorika e thatë, kurse politikologu merret me vrojtimin, logjikën, përshkrimin, analogjinë, porosinë dhe vlerësimin, njëherësh duke u kujdesur që veprat e tij të jenë në përputhje me mendimet e tija. Autori është politolog.