KQZ, respektivisht, shtetarët e Kosovës vendosen që edhe Mërgata e të këtë përfaqësuesit e vetë në Kuvendin e Kosovës. Partitë politike, në koordinim me strukturat partiake të Kosovës, i futën në listën zgjedhore, kryesisht, nga një apo dy kandidatë për deputetë për shtet, varësisht shumësisë të mërgimtarëve në disa shtete të Evropës dhe mëtej. Subjektet politike në Mërgatë, si pjesë integrale e partive në Kosovë, kërkuan të kenë vende të rezervuara. Sepse është vështirë, në mos e pamundur, për ta realizuar ëndrrën e deputetit për Kuvendin e Kosovës nga kjo largësi.
Fillimisht, një gjysmë premtimi i është dhënë Mërgatës për këtë privilegj. Por, jo vetëm që nuk u realizua premtimi në fjalë, por, disa kryetar komunash, përkatëisht, partish, nga ku vinin kandidatët, nuk i regjistruan në listën e kandidatëve të komunës. Rrjedhimisht, ata mbetën me - Kosova një zonë zgjedhore -, që është "një përrallë dimri" -, nga ato që i ka ngritur në art poeti, shkrimtari i zëshëm gjerman Gëte. Thënë troç, - Kosova, një zonë zgjedhore -, do të thotë deputet që nuk përfaqëson askënd dhe nuk jep përgjegjësi askujt! Dhe, kjo është hiç më pak se sa një idiotësi e llojit të vet, që një grupi vendimmarrës u ka leverdisur. Sa më parë të kthehet votimi klasik, mbi bazë e komunave, aq më e shëndetshme do të ishte për Kosovën.
Shembullojmë:
Nga Gjermania, në listë qendrore të kandidatëve për deputetë, janë dy kandidatë:
1. Saranda Musliu, me numër 81, kryetare e LDK-së për Republikën e Bavarisë gjermane;
2. Hysen Çekaj, me numër 80, djali i Komandantit Sali Çekaj, Hero i Kosovës.
Jo thjeshtë si gazetar, por edhe si veprimtar i Mërgatës, u bëj thirrje kryetarëve të LDK-së, të Ferizajit dhe të Deçanit origjinë e këtyre kandidatëve, tashmë, të ardhur nga Gjermania, respektivisht, zotëri Visar Azemit dhe Jeton Mushkolaj, qoftë edhe në ditën e fundit të fushatës zgjedhore, përmes strukturave të partisë në këto komuna, të sugjerojnë se Saranda Musliu dhe Hysen Çekaj, janë pjesë integrale të LDK-së. Andaj, të kërkojnë votën masive, për dy të cituarit të Mërgatës, me simotrat dhe sivëllezërit e tyre nga mërgimi.