Është për të ardhur keq kur sheh se dy Partitë e mëdha në Shqipëri përpiqen që të kandidojnë për deputetë njerëz jo meritokratë dhe profesionistw, por e theksojnë dëshirën për të përdorur si kandidatura deputetë kryesisht militantë. Kjo për pasojë do të sjellë një demokraci militantësh `peqe-lepe`, e ngjashme me demokracinë brënda partive shqiptare ku Njëshi vendos dhe vulos.
Duke mos favorizuar përzgjedhjen e militantëve partiake kryetarët e partive do të ndihmonin shumë në demokratizimin e vëndit sidommos në zbatimin e Ligjit, por në fakt për shumë vite rresht të demokracisë shqiptare po ndodh e kundërta.
Përzgjedhja e militantëve si kadidatë për deputetë e pastaj si deputetë të Parlamentit shqiptar do të shkaktojë ashtu siç ka ndodhur në Shqipëri këto vite të demokracisë -fenomenin Domino-, pra deputetë militantë do të realizojnë një Demokraci militante- për pasojë një ligjshmëri dhe zbatim të ligjeve të pabarabartë- vendosjen e një pushteti egzekutiv me ministra jo meritokratë dhe jo profesionistë, -mos funksionim e rregullt të administratës- për pasojë një korrupsion galopant.
Efekti Domino do të vazhdojë në Pushtetin e Drejtësisë me përzgjedhje prokuorësh, gjykatësish jo meritokratë dhe jo profesionistë e për pasojë vendimarrje korruptive.
Efekti Domino do të vazhdjë në pushtetin Legjilativ në të cilën do të bëhen ligje jo të sakta dhe favorizuese të cilat cdo vit do të ndërhyhet mbi për shkak të militantizmit parlamentar.
Efekti Domino do të përhapet edhe në Pushtetin e katërt të Mediave publike të cilat do të drejtohen nga jo profesionistë dhe jo meritokratëgjë që do të shkktojë informacion aspak edukativ, fake news, lajme sipas partië në fuqi, korrupsion etj, po ashtu ngjashmëria do të jetë e plotë edhe në mediat private, të ngjashme me atë që ndodhi në zgjedhjet e fundit në SHBA ku media tv të fuqishme si CNN promovonin dhe jepnin fake news në favor të Partisë së Bidenit, ndërsa zgjedhjet përkundrazi i fitoi më shumicë Partia Republikane me Trump në krye.
Kjo tregon sesi një prioritet subjektiv i Njëshit të Partisë mund të shkaktojë njëmori gabimesh dhe gafash politike, sociale, arsimore e shëndetësore, të cilat rëndojnë mbi populin shqiptar ashtu siç kanë ndikuar për 34 vite politikat e gabuara qeverisëse të të dy partive, gjë që ka shkatuar largimin masiv të popullatës për shkak të prishjes së fabrikave e të uzinave, por dhe më vonë duke u shkaktuar një korrupsion masiv në të gjitha drejtimet pavarësisht masave të mara nga SPAK, mungesës së sigurisë në sistemin shëndetësor, kryesorje mungesa e zgjidhjes së pronave duke quajtur pronarët e vërtetë si ish-pronarë (?!), si duket të bëra qëllimisht për të zaptuar tokat dhe duke u justifikuar se fajin e paskërkeshin patur Partia e Punës..
Sot në vazhdim të idesë dhe fiksimit të zakonshëm të të dy liderëve për të përzgjedhur besnikët e kryetarit sidomos të atij të Opozitës non-gratta i cili ka grumbullar 26 parti në Koalicionin e `korbave pleq dhe të plangprishësve`, por edhe të maxhorancës ku megjithësi ka prirje për të ndryshuar gjëndjen pas një drejtimi difektoz prej 12 vitesh, vërehet përsëri i njëjti efekt- zgjedhja e besnikëve militantë. Për të dy Partitë kryesore mungojnë Meritokratët dhe Profesionistët e vërtetë në përzgjedhjen për kandidim për Deputetë.
Mungesa e meritokracisë si kadidatë për deputetë në parlament ashtu dhe në Pushtet e tjera, duke vënë përgjithësisht `llumin` të drejtojë Shqipërinë, ka shkaktuar edhe mungesën e një elite të vërtetë intelektuale dhe të një elite politike me integritet etik, meritokrat dhe professional.
Kjo të kujton një frazë interesante të shprehur nga një drejtues i BE i cili u shpreh: `` Demokracia moderne liberale mund të bëhet lehtësisht fobike, por heziton të veprojë si një demokraci militante. Është e shqetësuar dhe e frikësuar për rezultatet e zgjedhjeve në disa vende perëndimore – p.sh. zgjedhjet e fundit afatmesme të kongresit – ku zgjedhjet e elektoratit mund të vënë në pikëpyetje vetë vlerat e demokracisë liberale. Nga ana tjetër, si demokraci militante, duhet të respektojë legjitimitetin kushtetues dhe pluralizmin demokratik`` (From phobic to militant democracy, constitutionally | eKathimerini.com).
Sigurisht një nga problemet më të mëdha të mungesës së demokracisë në Shqipëri janë vetë mungesa e demokracisë në partitë shqiptare ku Njëshi vendos, dhe ashtu siç kujton Engels frazën famëkeqe të shqiptuar nga Odilon Barrot në vitin 1849 drejtuar Asamblesë Kombëtare Franceze ``"La legalite nous tue" (Legaliteti na vret), duke e zhvendosur këtë frazë në kontekstin aktual, mund të themi se kjo shtron çështjen e ekuilibrit të vështirë midis frikës demokratike dhe mbrojtjes kushtetuese``.
Nga ana tjetër ashtu siç thotë edhe politikani engles Lord Acton: ``Pushteti priret për të të korruptuar, dhe Pushteti absolut të korrupton në mënyrë absolute``, kjo përsëritet njëlloj edhe në të gjitha pushetet formale në Shqipëri.
Në se nuk mundet të rregullojmë vendosjen e Meritokracisë dhe të zinxhirit Professional, të shqoëruar me rritjen e shkallëzuar të pagave, dhe zbatimin korrekt të ligjeve, - Shqipëria do të mbetet përsëri një vënd ku do të egzistojnë afat gjatë të pesë Anarkitë e Fan Nolit.